Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Durrës/ Aksident i rëndë në mbikalimin e Plepave, makina përfundon në korsinë e kundërt, disa të plagosur
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në zonën e mbikalimit të Plepave, duke shkaktuar plagosjen e disa personave. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur dhe ka përfunduar në korsinë e kundërt të lëvizjes. Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore dhe ambulancat, të cilat po japin ndihmën e parë të plagosurve dhe po punojnë për normalizimin e trafikut në zonë.