Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Skandali mbretëror në Britaninë e Madhe/ Princi Andrew hoqi dorë nga të gjitha titujt, por ende do të jetojë në…
Princi Andrew është detyruar të heqë dorë nga të gjithë titujt dhe nderimet mbretërore pas skandalit të vazhdueshëm që lidhet me marrëdhëniet e tij me Jeffrey Epstein. Ish-Duka i York-ut, 65 vjeç, ka konfirmuar nëpërmjet një deklarate zyrtare se nuk do të përdorë më asnjë titull mbretëror, përfshirë edhe atë të Dukës së York-ut, që iu dha nga Mbretëresha Elizabeth II në ditën e dasmës së tij me Sarah Ferguson, më 23 korrik 1986. Ai ka hequr dorë gjithashtu edhe nga posti në Urdhrin e Garter, kalorësia më e lartë në Mbretërinë e Bashkuar. Vendimi u mor pas bisedimeve me Mbretin Charles dhe Princin William, në një përpjekje për të ruajtur imazhin e monarkisë nga dëmet që skandali i Andrew po shkaktonte prej vitesh. Megjithatë,...