Ndërron jetë i riu që mbeti i plagosur në aksidentin e 6 shtatorit në Vlorë

Ndërron jetë i riu që mbeti i plagosur në aksidentin e 6 shtatorit në Vlorë

Ka ndërruar jetë i riu që një muaj e gjysmë pas një aksidenti të rëndë që ndodhi më 6 shtator, në orët e vona të mbrëmjes, në zonën e Fushë-Dukatës. Sipas burimeve i riu, i cili ishte plagosur rëndë në përplasjen mes dy automjeteve, kishte kaluar një periudhë të gjatë trajtimi në Spitalin e Traumës në Tiranë. Pas daljes nga spitali, ai kishte zhvilluar infeksione në plagët e marra gjatë aksidentit, gjë që e çoi në përkeqësim të menjëhershëm të gjendjes shëndetësore. Mësohet se pavarësisht ndërhyrjes urgjente mjekësore dhe transportimit të tij sërish drejt spitalit, i riu nuk ka mundur të mbijetojë. Ngjarja që i mori jetën të riut ndodhi në mesnatën e 6 shtatorit, rreth orës 01:30, në aksin rrugor Orikum–Himarë, në fshatin Dukat...