Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Lëvizte i armatosur me armë zjarri, arrestohet 30-vjeçari në Lezhë
Mbrëmjen e ditës së djeshme, një 30-vjeçar është arrestuar pasi mbante me vete një pistoletë teksa udhëtonte. Uniformat blu bënë me dije se gjatë kontrollit fizik në automjetin taksi në të cilin dyshohej se udhëtonte si pasagjer shtetasi G. U., 30 vjeç, u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, 2 krehra dhe municion luftarak. Njoftimi i policisë: Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Tranziti”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Udhëtonte i armatosur me armë zjarri pistoletë; kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe 2 krehra me municion luftarak. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Tranziti”. Gjatë operacionit, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër,...