Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Dhunuan oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokuroria Fier dërgon për gjykim tre të arrestuarit
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasit Gerald Kollçaku, Klaudjo Kapllanaj dhe Ledjan Kapllanaj, të akuzuar për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. Sipas hetimeve të përfunduara në kuadër të procedimit penal nr. 509/2025, ngjarja ka ndodhur më datë 15 prill 2025, kur punonjës të Forcës Operacionale të Policisë së Shtetit dhe oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit ndodheshin me shërbim në qytetin e Fierit për veprime hetimore të planifikuara. Gjatë lëvizjeve në terren, efektivët janë ndjekur dhe ndaluar nga të pandehurit, të cilët – pavarësisht prezantimit të tyre si punonjës policie – kanë ushtruar dhunë fizike në bashkëpunim, duke u sulmuar për shkak të detyrës. Të tre shtetasit...