Ndryshimi i orës, akrepat kthehen 60 minuta mbrapa të dielën e ardhshme

Ndryshimi i orës, akrepat kthehen 60 minuta mbrapa të dielën e ardhshme

Ashtu si çdo vit, kalimi nga ora verore në atë dimërore do të ndodhë të dielën e fundit të tetorit. Këtë vit, ndryshimi do të bëhet në mëngjesin e së dielës, më 26 tetor. Në orën 04:00, akrepat do të kthehen një orë pas, duke shënuar përsëri 03:00. Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë për të gjithë. Ndryshimi i orës zbatohet në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, si pjesë e një politike të përbashkët për kursimin e energjisë. Megjithatë, debati për heqjen e këtij sistemi është ende i hapur dhe, ndonëse është diskutuar prej vitesh, nuk është marrë ende një vendim përfundimtar.