805 raste të reja me kancer gjiri në një vit në Shqipëri, 15 prej tyre meshkuj

805 raste të reja me kancer gjiri në një vit në Shqipëri, 15 prej tyre meshkuj

Tetori Rozë është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, që synon rritjen e kujdesit dhe vëmendjes për diagnostikim të hershëm dhe trajtim në kohë të kësaj diagnoze. Roli i medias, personazhet e njohur, apo fushatat e ndërgjegjësimit nga institucionet zyrtare, janë vetëm njëra anë e medaljes. Të parët që e bëjnë këtë thirrje, për ekzaminim të hershëm dhe kapjen në kohë të diagnozës, janë vetë mjekët. Helidon Nina, shef i Onkologjikut pranë QSUNT-së, shprehet për ATSH-në se për vitin 2024 u regjistruan 805 raste të reja me kancer gjiri, ndërsa 15 raste ishin meshkuj. Sipas Ninës, incidenca e vitit të kaluar është një tregues që nuk ka mbizotërim të moshave të reja që preken nga kanceri i gjirit, pra nuk ka një trend rritës...