Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Tirana në qendër të vëmendjes! Protesta për UÇK-në zë vend në mediat ndërkombëtare
Protesta e mbajtur sot në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka tërhequr vëmendjen e mediave të njohura ndërkombëtare. Media britanike The Telegraph raportoi dhe theksoi pjesëmarrjen masive, duke raportuar se mijëra shqiptarë u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, ndërsa protestuesit akuzuan Gjykatën Speciale në Hagë të mbështetur nga Bashkimi Evropian, për qasje të njëanshme dhe të padrejtë ndaj luftëtarëve të UÇK-së që luftuan për pavarësinë e Kosovës në vitet 1998–1999. Agjencia turke e lajmeve Anadolu raportoi se në kryeqytetin shqiptar u organizua një protestë kombëtare nën moton “Unë jam UÇK”, në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së që aktualisht përballen me drejtësinë në Hagë. Po ashtu, The Washington Post shkroi se protestues nga Shqipëria, Kosova dhe vende të...