”Shikoni çfarë heqin qytetarët”, Florjan Binaj denoncon trafikun e Tiranës

”Shikoni çfarë heqin qytetarët”, Florjan Binaj denoncon trafikun e Tiranës

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës por i mbështetur nga opozita, Florjan Binaj e ka nisur fushatën elektorale me një video denoncim ku tregohet situata sa herë që bie shi. Në video, Binaj zgjedh të qarkullojë nëpër Tiranë me makinë në shi, por ky duket një mision i pamundur. “Bashkia bën propagandë sepse nuk do t’ia dijë as për trafikun, as për ty, as për mua, e as për ne! Zgjidhja e vetme është të bashkohemi dhe të veprojmë”, shkruan Binaj krahas videos.