Në prag të samitit të BE: Merz bën thirrje për fuqi, paqe dhe veprim kundër Rusisë

Në prag të samitit të BE: Merz bën thirrje për fuqi, paqe dhe veprim kundër Rusisë

Në prag të samtit të BE-së, që zhvillohet javën e ardhëshme, kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz bëri thirrje, që Europa ta përmbushë më me energji rolin e saj si “fuqi e paqes”. “Europa duhet t’i shfrytëzojë më me vendosmëri dhe më me unanimitet mundësitë e saj dhe ta verë në veprim fuqinë e saj për të formësuar një botë më të mirë”, kërkoi Merz në deklaratën qeveritare në Bundestag lidhur me takimin e nivelit të lartë. Marrëveshja e paqes për Gazën tregoi, se veprimi politik bën dallimin. Njëkohësisht Europa edhe ushtarakisht duhet të bëhet më e fortë, theksoi kancelari Merz: Pasuritë ruse të përdoren për ushtrinë ukrainase Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të shteteve të BE-së javën e ardhëshme të enjten dhe të premten (23.10 – 24.10. 2025)...