“Akuzat ndaj meje po dëmtojmë Familjen Mbretërore”/ Princi Andrew heq dorë nga titujt mbretëror

“Akuzat ndaj meje po dëmtojmë Familjen Mbretërore”/ Princi Andrew heq dorë nga titujt mbretëror

Princi Andrew ka lajmëruar në një deklaratë se do të heqë dorë nga titujt e tij mbretëror, përfshirë atë të Dukës së Jorkut.  “Në diskutim me Mbretin dhe familjen time të ngushtë dhe më të gjerë, kemi arritur në përfundimin se akuzat e vazhdueshme për mua shpërqendrojnë vëmendjen nga puna e Madhërisë së Tij dhe Familjes Mbretërore. Kam vendosur, siç kam bërë gjithmonë, ta vë detyrën time ndaj familjes dhe vendit tim në radhë të parë. I qëndroj vendimit tim pesë vjet më parë për t’u larguar nga jeta publike.  Me marrëveshjen e Madhërisë së Tij, mendojmë se tani duhet të shkoj një hap më tej. Prandaj, nuk do ta përdor më titullin tim ose nderimet që më janë dhënë. Siç e kam thënë më parë, i...