I drejtohet Maduros me tone të ashpra, Trump: Atij nuk ia mban të ngatërrohet me Shtetet e Bashkuara

I drejtohet Maduros me tone të ashpra, Trump: Atij nuk ia mban të ngatërrohet me Shtetet e Bashkuara

Presidenti Donald Trump, e mbylli fjalën e tij gjatë takimit me presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, me një koment për presidentin venezuelian Nicolas Maduro.   I pyetur në fund për Maduron, i cili ka bërë thirrje për paqe me SHBA-në pasi Trump autorizoi CIA-n të kryente operacione të fshehta në vendin e tij, Trump u përgjigj ashpër.  “Ai ka ofruar gjithçka. Po, ke të drejtë, ai ka ofruar gjithçka. “E di pse? Sepse atij nuk ia mban të ngatërrohet me Shtetet e Bashkuara”, tha Trump për Maduron.  Trump ka konfirmuar se ka autorizuar operacione sekrete të CIA-s brenda Venezuelës për të shtypur trafikun e drogës dhe për të ushtruar presion mbi regjimin e Maduron.  Ai ka deklaruar që Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë edhe operacione tokësore në Venezuelë, duke argumentuar se kontrolli në det është tashmë i “fortë” dhe tani duan të përballen me rrugët...