Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Protesta në Tiranë, reagon PD: Gjykata Speciale të shpallë sa më parë pafajësinë e ish-udhëheqësve politikë të UÇK-së
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ditën e sotme lidhur me protestën e zhvilluar në Tiranë, në mbështetje të luftës së drejtë të UÇK-së. Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Berisha shkruan se PD qëndron në mbështetje të plotë të luftës çlirimtare të UÇK-së, shkruan A2 CNN. Po ashtu Berisha shkruan se pa sakrificën, gjakun, trimërinë dhe heroizmin e luftëtarëve të lirisë të UÇK-së, Kosova nuk do të ishte kurrë një vend i lirë dhe i pavarur. Partia Demokratike përsëri deklaron se: 1. Lufta çlirimtare e UÇK-së në Kosovë është faqja më e ndritur e luftërave të shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar që nga luftërat e Skënderbeut. 2. Pa sakrificën, gjakun, trimërinë dhe heroizmin e luftëtarëve të lirisë të...