Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ Pallati në Paskuqan rrezikon themelet e ndërtesës, Rakip Suli: Uroj të të zërë poshtë kur të shembet
Jemi në Paskuqan, aty ku vitet e fundit, pallate e komplekse banimi kanë nisur të ndërtohen e shtohen çdo vit, duke mbirë ashtu si kërpudhat pas shiut, ndonjëherë pa asnjë plan urbanistik, e në raste të tjera duke rrezikuar pallatet ngjitur. Si në rastin që do të trajtojmë, ku një pallat që ka nisur të ndërtohet nga kompania ‘2N shpk’, rrezikon pallatin ngjitur pasi gropa e hapur nga kompania për ndërtimin e tyre, është ngjitur dhe madje ka nxjerrë në pah themelet e pallatit ekzistues. Kjo ka shtuar frikën tek banorët, të cilët i janë drejtuar disa herë institucioneve për të gjetur zgjidhje, por siç shprehen ata be kanë gjetur derën e mbyllur. Ndërkohë që makineritë e rënda që kalojnë kanë shkaktuar shqetësim tek banorët...