Jehonë në mediat ndërkombëtare, për protestën për mbështetjen e UÇK në Tiranë

Jehonë në mediat ndërkombëtare, për protestën për mbështetjen e UÇK në Tiranë

Mijëra qytetarë, mes tyre veteranë të UÇK-së dhe mbështetës të tyre nga e gjithë Shqipëria e Kosova, u mblodhën paqësisht këtë të premte në Sheshin Skënderbej për të protestuar kundër Gjykatës Speciale në Hagë. Protesta e zhvilluar e 17 tetorit në zemër të kryeqytetit shqiptar mori vëmendje të gjerë nga mediat ndërkombëtare, të cilat raportuan për thirrjet e protestuesve për drejtësi dhe kundërshtimin ndaj, sipas tyre, “gjykimeve të padrejta” ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mediat ndërkombëtare si Associated Press, Washington Post, The Telegraph. Përmes pankartave, thirrjeve dhe fjalimeve publike, protestuesit shprehën mbështetjen e palëkundur për ish-krerët e UÇK-së që po përballen me drejtësinë në Hagë, duke e konsideruar procesin si të njëanshëm dhe politikisht të motivuar.