“Gjërat po ecin mjaft mirë!”, Trump për Zelenskyn: Lider i fortë, ka kaluar shumë!

“Gjërat po ecin mjaft mirë!”, Trump për Zelenskyn: Lider i fortë, ka kaluar shumë!

Presidenti amerikan Donald Trump mirëpriti sot presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, ku zhvilluan bisedime për situatën në Ukrainë. Takimi u hap me fjalët e Trump, i cili e cilësoi si një “nder” praninë e Zelenskyt dhe e përshkroi atë si “një lider shumë i fortë” që “ka kaluar shumë”. Trump deklaroi se gjatë takimit do të diskutohej telefonata që ai zhvilloi një ditë më parë me presidentin rus Vladimir Putin, si dhe samiti i planifikuar mes tyre që pritet të mbahet në Hungari. “Mendoj se gjërat po ecin mjaft mirë,” tha Trump, duke shtuar: “Duam të shohim nëse mund ta realizojmë këtë, pas disa udhëzimeve që u diskutuan gjatë takimit në Alaska.” Nga ana e tij, presidenti ukrainas falënderoi mikpritësit dhe e...