Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Gushti muaj i mbarë, 35% turistë më shumë në hotele. Shifrat e INSTAT tregojnë mbizotërimin e të huajve
Më shumë turistë se një vit më parë por jo drejt synimit të 15 milionë të huajve deri në fund të vitit. Ecuria e turizmit në vendin tonë në muajin gusht ka qenë edhe më e suksesshme se e gjithë periudha tjetër e vitit. 3.36 milionë turistë shtuan ndjeshëm sipas INSTAT edhe net-qëndrimet në strukturat akomoduese shqiptare. Me 35.1% u rrit ky tregues në të cilën përqindjen më të madhe e zënë të huajte. “Fundi i gushtit deri tani ka qenë më mirë. Kemi një rritje 30% krahasuar me vitin e kaluar. Në fillim janë të stepur nga rrjetet sociale por kur vinë në Shqipëri ndryshojnë mendim”, tha Jetmira Hoxha, eksperte ekonomie. Sipas INSTAT në gusht 2025, shumica e vizitorëve jo-rezidentë të cilët u akomoduan...