Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
BBC: Arrestohen 3 shqiptarë në Londër, po transportonin 250 kilogramë kokainë me vlerë 20 milionë paund
Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia në Londër. Ata u arrestuan pasi po transportonin 250 kilogramë kokainë me anë të një kamioni. BBC shkruan se kokaina e sekuestruar kap në treg vlerën e 20 milionë paund. Tre shqiptarët e arrestuar i përkasin të moshës 30 vjeç. Kokiana është sekusestruar nga autoritetet britanike, ndërkohë që tre shqiptarët priten të përballen me drejtësinë. “Pa përpjekjet e oficerëve të mi për ta sekuestruar atë, ajo do të kishte qenë në rrugët e komuniteteve tona duke ushqyer varësinë dhe duke çuar në vepra të tjera të rënda penale. Ky ishte një sekuestrim i konsiderueshëm i kokainës”, tha Andy Tickner nga Partneriteti i Krimit të Organizuar në Londër. gijotina.com/