Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Niko Peleshi e përjashtoi nga seanca, PS-ja kërkon ndëshkim 30 ditor
gazment bardhi TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Socialite ka kërkuar përjashtimin me 30 ditë nga punimet e Kuvendit për kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. Në kërkesën e firmosur nga 14 deputetë socialtë, drejtuar kryeparlamentarit Niko Peleshi, PS pretendon se Bardhi ka thyer në mënyrë të përsëritur Rregulloren e Kuvendit. Gjithashtu, grupi socialist ka kërkuar edhe mbledhjen e Sekretariatit të Etikës për përjashtimit e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së. kerkesa e ps Debatet dhe incidentet nuk munguan në seancën e së enjtes, ndërsa Gazment Bardhi u përfshi në një moment të tensionuar me kreun e Kuvendit, pasi ky i fundit nuk i dha fjalën. Pas disa paralajmërimve, Peleshi e përjashtoi Bardhin nga seanca, e cila u ndërpre për 5 minuta./ZËRI