Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Operacioni “FAST”, Gjykata e Elbasanit cakton masat e sigurisë për 14 të ndaluarit
Sot, më datë 17 tetor 2025, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka vendosur mbi kërkesën e Prokurorisë për vlerësimin e ligjshmërisë së arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masave të sigurimit personal për 14 persona të ndaluar në kuadër të operacionit policor të koduar “FAST”. Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtarja znj. Megi Strakosha, pasi shqyrtoi çështjen në themel, vendosi si më poshtë: Masa “Arrest në burg”, sipas nenit 238 të Kodit të Procedurës Penale, u caktua për 5 persona: – S.M. – A.K. – M.S. – E.Ç. – E.D. Masa “Arrest në shtëpi”, me afat 60-ditor, u caktua për shtetasin E.T., sipas nenit 237 të K.Pr.Penale. Masa “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, sipas nenit 234 të K.Pr.Penale,...