Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Të shkon shumë xhaketa”- Trump takim me Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka pritur në një takim homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Shtëpinë e Bardhë. Sipas mediave të huaja, lideri ukrainas është shfaqur i buzëqeshur ndërsa mirëpritet nga Trump, i cili ngre grushtin lart dhe pozon për kamerat. Zelensky dhe Trump kanë shkëmbyer disa fjalë ndërsa kanë bërë edhe një foto përpara se të hyjnë brenda për takimin, shkruan A2 CNN. Një gazetar i bërtet Trumpit dhe e pyet nëse Vladimir Putin po “negocion me mirëbesim”, por ai nuk iu përgjigj. Ndërkohë Trump ka marrë një moment edhe për të komplimentuar veshjen e Volodymyr Zelenksyy-t. “Mendoj se ai duket shumë bukur me xhaketën e tij”, thotë presidenti amerikan, shkruan A2 CNN. Kujtojmë se Zelenskyy u kritikua nga një gazetar në...