Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Shqiptarët ngritën zërin për kujtesë”, Balluku në mbështetje të protestës për UÇK: Jo më drejtësi të padrejtë!
Zv.kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, ka mbështetur protestën e sotme në Tiranë, duke e cilësuar atë si një mikpritje nga ana e të gjithë shqiptarëve për ata që luftuan për drejtësi. “Nën hijen e Skënderbeut, populli i Tiranës ishte mikpritës për shqiptarët e të gjitha trevave dhe ngriti zërin, jo për politikë, por për kujtesë, për ata që luftuan që kjo tokë të mos ketë më gjykata të padrejta dhe drejtësi të padrejtë. Kjo turmë është përgjigjja e një kombi që nuk harron, që nuk pranon që lufta e UÇK-së të gjykohet në sallat ku heshtet historia dhe shpallet faji i lirisë’, ka shkruar Balluku në postimin e saj në Facebook.