Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë mjeku i njohur (Emri+Foto)
Këtë të premte është ndarë nga jeta mjeku i njohur Ahmet Hoxhallari. Hoxhallari ishte një ndër kirurgët e njohur të spitalit të Korçës, që shërbeu si mjek prej shumë dekadash. Lajmi i hidhur për ndarjen e tij nga jeta është ndarë nga miq e të njohur të Hoxhallarit. Hoxhallari ishte një nga ish-drejtuesit e Spitalit të Korçës. Hoxhallari u njoh jo vetëm si një mjek i përkushtuar e që u ka shpëtuar jetën mijëra njerëzve, por edhe si një njeri fisnik dhe intelektual. Për punën e tij si kirurg dhe devotshmërinë si qytetar, Hoxhallari mbante edhe titullin “Qytetar Nderi” i Korçës.