Tre ditë pa rregulla/ Policia harroi aksionin, monopatinat fluturojnë lirshëm

Tre ditë pa rregulla/ Policia harroi aksionin, monopatinat fluturojnë lirshëm

Pas zhurmës së madhe të tre ditëve të para, kur Policia sekuestroi qindra monopatina dhe gjobiti drejtuesit, efektivët nuk janë më në terren. As dje dhe as sot, në rrugët e Tiranës nuk është parë asnjë patrullë që të ndalojë përdoruesit e monopatinave. Aksioni, i prezantuar si një masë për sigurinë rrugore, u shua po aq shpejt sa edhe nisi, duke ngjallur dyshime nëse ishte një vendim propagandistik apo një fushatë e nxituar pa asnjë plan konkret për zbatim afatgjatë. Nga vëzhgimi i kryer gjatë të enjtes dhe të premtes në pesë pikat ku patrullat e policisë ishin stacionuar më parë për të ndaluar monopatinat, këto pika tashmë nuk ekzistojnë më. Nga ana tjetër, përdoruesit e monopatinave kanë vijuar normalisht përdorimin e tyre. Të vetmit...