Protesta madhështore në Tiranë/ Kurti ‘lavdëron’ qeverisjen: Pasaporta e Kosovës s’është më e dobët

Protesta madhështore në Tiranë/ Kurti ‘lavdëron’ qeverisjen: Pasaporta e Kosovës s’është më e dobët

“Pasaporta e Republikës së Kosovës më e fuqishme se kurrë”. Kështu është shprehur në rrjetet sociale kryeministri Albin Kurti, në të njëjtën kohë që në Tiranë po zhvillohej protesta mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas tij Kosova ka kaluar nga vendi i 108-të në vitin 2021, në vendin e 65-të. “Pasaporta e Republikës së Kosovës më e fuqishme se kurrë më parë sipas raportit vjetor në Indeksin e Pasaportave Henley. Kosova ka kaluar nga vendi i 108-të në vitin 2021, në vendin e 65-të. Edhe në krahasim me vitin e kaluar Kosova ka pasur ngritje në raportin përfundimtar vjetor, gjersa kemi qenë në vendin e 68-të. Përveçse është rezultati më i mirë ndonjëherë në këtë indeks vjetor dhe dëshmi e forcimit të...