Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Ali Ahmeti: UÇK luftoi genocidin serb. Akuzat ndaj çlirimtarëve janë trillim
Ali Ahmeti ishte mes atyre që folën sot në Tiranë në tubimin pro krerëve të UÇK-së në Hagë. Ai tha se dëshmitë amerikane dhe britanike vërtetojnë se UÇK luftoi gjenocidin serb dhe nuk shkeli ligjin e luftës. “Bashkëkombas, ju falënderoj për organizimin dhe kontributin që jepni për lirinë e çlirimtarëve dhe dinjitetin e UÇK-së nga sheshi “Skëndërbej” deri në Amerikë. Kjo gjykatë u themelua për të zbardhur pretendimet për trafikim organesh, dhe u mbështet nga vetë Kosova, jo për të burgosur çlirimtarët. U hetua dhe u kuptua që çdo gjë ishte trillim për të nxirë imazhin e luftës, prokuroria u detyrua të përpilojë një tjetër aktakuzë. Sot jemi koshient se akt-akuza është trillim, ata që hapën pushkën për të mbrojtur pragun e vet nga gjenocidi...