Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gara për drejtimin e SPAK-ut hyn në fazë vendimtare, KLP shqyrton të hënën kriteret e kandidatëve
Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet këtë të hënë në orën 10:00 për të shqyrtuar, nëse katër kandidatët që aspirojnë drejtimin e SPAK-ut përmbushin kushtet ligjore për të vijuar më tej garën. Mbledhja do të zhvillohet në sallën e posaçme të Këshillit, ku do të jenë të pranishëm anëtarët e KLP-së, përfaqësues nga Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Drejtësisë, si dhe ekspertë nga projektet ndërkombëtare EU4Justice dhe OPDAT. Në fokus të mbledhjes do të jetë miratimi i një projektvendimi që përcakton listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kriteret ligjore për pozicionin e kreut të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Katër prokurorët që kanë shprehur interes për të udhëhequr SPAK-un janë: Adnan Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Ervin Gokaj....