Burimi:
Standard.al

Foto © Standard.al
Ramën dhe Maduron, CIA i arreston njëlloj
Ramën dhe Maduron, CIA i arreston njëlloj Nga Basir Çollaku “Lufta kundër korrupsionit është si pastrimi i një shkalle, duhet gjithmonë të fillosh nga lart..” thotë themeluesi më pas kryeministër i Singaporit Lee Kuan Yew. Ngjashëm është beteja me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Në Shqipëri, lufta e madhe, tani edhe ndërkombëtare, është kundër narkoqeverisë, kundër narco-Ramës. Në skenë aktorët më të fortë janë amerikanët. Dosja e tyre e madhe ndaj karteleve shqiptare dhe fijeve të shumta të pushtetit brenda tyre është qepur siç ata dinë. Jo vetëm DEA, prej tre vitesh me zyrë në Tiranë, por FBI apo shërbimi inteligjent amerikan, janë ekipe të përbashkëta në këto hetime të shumta, ku agjencitë shqiptare të zbatimit të ligjit, janë shkundur nga dremitja. Kartelet...