Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Alfred Moisiu në protestën për UÇK-në në Tiranë: “Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi kanë kryer detyrën më të lartë – çlirimin e Kosovës”
Ish-Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ishte sot i pranishëm në protestën e mbajtur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ndodhen në Hagë. Në një fjalim të fuqishëm nga podiumi i protestës, Moisiu deklaroi se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi nuk janë kriminelë, por burra që kanë kryer detyrën më të lartë që njeh historia bashkëkohore: çlirimin e Kosovës dhe mbrojtjen e popullit të tyre. “Nuk mund të pranojmë të nëpërkëmbet gjaku i shqiptarëve. Liria e Kosovës nuk është dhuratë, është fituar me gjak, me sakrifica dhe vendosmëri,” – theksoi Moisiu. Ai kujtoi vizitën që zhvilloi në vitin 2022 në dhomat e paraburgimit të Hagës, së bashku me ish-presidentët Rexhep Meidani, Bamir Topi...