Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ali Ahmeti në protestën në Tiranë: Sot jemi të gjithë UÇK, drejtësia nuk mund të ndëshkojë çlirimtarët
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e organizuar në sheshin “Skënderbej” në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me drejtësinë në Gjykatën Speciale në Hagë. Ahmeti e cilësoi këtë një ditë simbolike, ku “të gjithë jemi UÇK”, ndërsa akuzoi qarqet serbo-ruse për fabrikimin e dosjeve kundër çlirimtarëve të Kosovës. “Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i bëhet një padrejtësi e madhe. Fillimisht nisi me shpifje për trafik organesh nga Dick Marty, një akuzë që nuk u provua kurrë. Tani, me të njëjtën logjikë, po tentohet njollosja e luftës sonë për liri. Kjo është e papranueshme. UÇK ka bashkëpunuar me NATO-n, SHBA-në dhe BE-në –...