Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Tirana kuqezi në mbështetje të UÇK-së, Rama i “bashkohet” protestës : Zemra mal!
pamje nga video e rames TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me protestën që po mbahet në Tiranë, në mbështetje të ish krerëve të UÇK-së. Rama ka shpërndarë një video me pamjet nga sheshi 'Skënderbej', ku duket duket pjesëmarrja e qytetarëve në protestë, ndërsa në sfond dëgjohen thirrjen UÇK, UÇK. “Zemra mal”, ka shkruar kryeministri krahas pamjeve. Ditën e djeshme u bë me dije se kryeministri Rama nuk do të merrte pjesë fizikisht në protestë për të shmangur sipas tij politizimin e saj. Ndërkohë që më herët, përmes një postimi, kreu i qeverisë shqiptare shpërndai fletë-thirrjen e protestës duke ftuar qytetarët nga të gjitha trevat për pjesëmarrje.