Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Krenari e historisë sonë kombëtare”! Presidenti Begaj: UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës
Bajram Begaj TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për protestën që po mbahet në Tiranë sot, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Përmes një reagimi në rrjete sociale, Begaj, shpreh mbështetjen e tij për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke e konsideruar si themelin e Kosovës dhe krenari e historisë kombëtare. Begaj ka shpërndarë pamje nga protesta që ka veshur kuqezi sheshin "Skënderbej". Reagimi i Begajt: UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës.Ajo është krenari e historisë sonë kombëtare.Askush nuk mund të zhbëjë këtë trashëgimi trimërie, sakrifice e heroizmi.