Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Panairi i Kantonit fillon me numër rekord ekspozuesish dhe blerësish
Edicioni i 138-të i Panairit të Importit dhe Eksportit të Kinës, i njohur edhe si Panairi i Kantonit, filloi të mërkurën në Guangzhou, kryeqendra e provincës Guangdong, me numrin e ekspozuesve që tejkaloi 32.000, një rekord i lartë, shkruan “Xinhua”. I planifikuar të zhvillohet deri më 4 nëntor, ky edicion i panairit ka tërhequr gjithashtu një numër rekord blerësish. Deri të hënën, mbi 240.000 blerës nga 218 tregje eksporti ishin regjistruar paraprakisht, duke reflektuar një rritje prej 10% krahasuar me edicionin e mëparshëm.Midis tyre, numri i blerësve nga Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara dhe vendet pjesëmarrëse në nismën “Një brez, një rrugë” është rritur ndjeshëm. Ndërkohë, më shumë se 400 kompani kryesore blerëse do të marrin pjesë në panair. Sipas sondazheve të kryera përpara panairit,...