Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
E ka kthyer në makineri suksesi, Foda zgjat kontratën me Dardanët
Ky është njoftimi i FFK-së lidhur me zgjatjen e kontratës me trajnerin gjerman Franko Foda. 𝐙𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐢𝐳𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐦𝐚𝐫𝐫ë𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐚 𝐞 𝐫𝐞 𝐦𝐞 𝐩ë𝐫𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡ë𝐬𝐢𝐧 𝐅𝐫𝐚𝐧𝐜𝐨 𝐅𝐨𝐝𝐚 Federata e Futbollit e Kosovës ka kënaqësinë të njoftoi se ka zyrtarizuar edhe formalisht marrëveshjen e mëhershme me përzgjedhësin Franco Foda për të vazhduar bashkëpunimin edhe për 2 vite. Kontrata që konfirmon qëndrimin e Fodas në krye të ekipit kombëtar është nënshkruar zyrtarisht nga Presidenti Agim Ademi dhe përzgjedhësi Franco Foda, ditën e parë të grumbullimit të ekipit kombëtar në muajin tetor, përkatësisht me datën 6-të, duke formalizuar edhe në mënyrë zyrtare marrëveshjen e arritur paraprakisht. Me marrëveshjen e re, Foda do t’ i prijë kombëtares së Kosovës deri në fund të vitit 2027, me mundësi vazhdimi automatikisht në rast të kualifikimit...