Burimi:
Sarandanews.com

Foto © Sarandanews.com
Sarandë, aksidentohet me makinë, arrestohet shoferi
Një aksident automobilistik është riregjistruar pas mesnate në qytetin e Sarandës. Automjeti tip “Chevrolet” me targa greke HNZ 4022, ka humbur kontrollin në rrugën “Lefter Talo” dhe është përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike. Si duket përplasja dyshohet të ketë qenë e fortë pasi mjeti ka përfunduar i përmbysur. Mësohet se nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e qarkullimit rrugor që shkuan menjëherë në vendngjarje kryen testin e alkoolit për drejtuesin e mjetit, shtetasin Aleksandro Gunella 18 vjeç, ku nga testi rezultoi si fillim 0.58 mg/l dhe më pas 0.62 mg/l. Për rrjedhojë në këto kushte është bërë arrestimi nga policia i 18-vjeçarit Aleksandro Gunella.