Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Liria ka emër, Drejtësi për çlirimtarët”/ Nis protesta në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Ka nisur në sheshin “Skënderbej” protesta madhështore në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë. Protesta mban moton “Liria ka emër, Drejtësi për çlirimtarët”.Lexo edhe :Related Posts Në protest po marrin pjesë qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare, përfaqësues të shoqërisë civile dhe figura të njohura politike nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut e më gjerë. Në orët e para të ditës së sotme, në “Rrugën e Kombit”, e cila u bë pa pagesë në shenjë solidariteti me pjesëmarrësit e protestës, u vërejtën lëvizje të shtuara. Dhjetëra automjete nga Kosova, të zbukuruara me flamuj kuqezi dhe simbole të UÇK-së udhëtuan në grupe drejt kryeqytetit shqiptar. Kjo protestë është e treta me radhë pas atyre të mbajtura në...