Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Boçi: Mazhoranca kërkon të fikë opozitën në fjalën dhe rolin e saj
I ftuar në studion e lajmeve me gazetarin Edvin Parruca, Luçiano Boçi, deputet i Partisë Demokratike, njëkohësisht nënkryetar i PD, foli për klimën e tensionuar politike në vend. Opozita shqiptare akuzon mazhorancën për një strategji të mirëorkestruar që synon heshtjen dhe paralizimin e plotë të rolit të saj kontrollues në parlament. Sipas deputetit demokrat, Boçi, kjo nuk është thjesht një çështje mosmarrëveshjesh politike, por një plan i qëllimshëm 'për ta fikur opozitën në denoncimet e saj, në fjalën e saj dhe në rolin e saj kontrollues'. Në qendër të këtij sulmi, sipas tij, janë mekanizmat themelorë parlamentarë që opozita ka në dispozicion. Kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore, mjete thelbësore për të hetuar çështje me interes të lartë publik si afera 'McGonigal' apo procesi zgjedhor,...