Burimi:
Tesheshi.com

Foto © Tesheshi.com
Për zëvendësin e Erdoganit, kjo është Shqipëria për Turqinë…
Zëvendëspresidenti i Turqisë, Cevdet Yılmaz, gjatë Forumit të Investimeve Shqipëri-Turqi që u hap në Tiranë, shprehu vlerësimin e lartë për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe foli për mundësitë e mëdha të bashkëpunimit ekonomik në fusha të ndryshme. “Edhe pse nuk ndajmë kufi tokësor, Shqipërinë e konsiderojmë si një fqinj të zemrës sonë. Marrëdhëniet tona historike shkojnë përtej gjashtë shekujve dhe janë të mbështetura në miqësi, bashkëpunim dhe interesa të përbashkëta”, deklaroi ai. Zëvendëspresidenti turk theksoi se pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Ankara, ku u nënshkrua Deklarata e Përbashkët Politike, marrëdhëniet mes dy vendeve janë ngritur në nivelin e partneritetit strategjik. Sipas tij, vetëm gjatë tetë muajve të fundit janë firmosur dhjetë marrëveshje bashkëpunimi që i kanë dhënë vrull këtij partneriteti. Gjatë fjalës së...