Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Deputetja Vokshi alarmon PPE: Pastrimi i parave kriminale po dominon ekonominë shqiptare
Në Asamblenë e PPE në Vilnius, Lituani, deputetja Albana Vokshi kërkoi një mision urgjent verifikimi në Shqipëri, duke ngritur shqetësime serioze mbi situatën demokratike pas zgjedhjeve të 11 majit 2025. Ajo denoncoi ndërhyrjet e qeverisë shqiptare në raportin e ODIHR-it dhe presionet ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë, me qëllim ndryshimin e vlerësimeve për zgjedhjet. Vokshi theksoi se parlamenti i ri nuk funksionon, pasi shumica ka refuzuar debatet mbi çështje me rëndësi kombëtare dhe europiane, si programi qeverisës 4-vjeçar, interpelancat urgjente dhe raportet e institucioneve të pavarura, duke mohuar të drejtat kushtetuese të opozitës dhe qytetarëve për t’u informuar. Vokshi paralajmëroi gjithashtu për rritjen alarmante të pastrimit të parave kriminale, veçanërisht në sektorin e ndërtimit dhe turizmit, duke cituar Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit 2025, sipas të...