Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Më rrahën dhe më kërcënuan të largohem nga Shqipëria” – Babai britanik rrëfen makthin pas vdekjes tragjike të vajzës në Sarandë
Një rrëfim tronditës është publikuar nga tabloidi britanik The Sun, ku flet babai i 29-vjeçares Rebecca Gannon, e cila humbi jetën tragjikisht gjatë një zhytjeje në Sarandë në gusht të vitit 2022. George Gannon akuzon shtetasin shqiptar Saimir Kushova, pronar i një qendre zhytjeje, si personin përgjegjës për vdekjen e vajzës së tij. Sipas tij, pajisjet e zhytjes që kishte ofruar kompania e Kushovës ishin jashtë standardeve të sigurisë. Ai tregon se që prej asaj dite ka kërkuar drejtësi, por përpjekjet e tij janë kthyer në një makth, pasi është sulmuar dhe kërcënuar disa herë nga persona që pretendon se janë të lidhur me të akuzuarin. “Më rrahën dhe më thanë të largohesha nga Shqipëria ose do të më vrisnin. Kam brinjë të thyera, por...