Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Si do të arrijë Vladimir Putin në Budapest? Shqipëria një opsion i mundshëm?!
Shqipëria përmendet si një nga opsionet e mundshme për itinerarin ajror të presidentit rus Vladimir Putin, nëse ai vendos të marrë pjesë në samitin e ardhshëm me Donald Trump në Budapest. Për shkak të ndalimeve dhe sanksioneve në fuqi nga Bashkimi Evropian, udhëtimi i Putinit drejt Hungarisë përballet me vështirësi serioze logjistike, politike dhe ligjore. Për të arritur në Budapest, avionit presidencial rus do t’i duhet të kalojë mbi hapësirën ajrore të vendeve të NATO-s ose BE-së përfshirë edhe vende që janë shpallur “jo-miqësore” nga Moska. Rruga përmes Ukrainës apo vendeve si Polonia dhe Sllovakia është e papranueshme. Si alternativë më realiste përmendet një itinerar përmes Turqisë, Mesdheut, Malit të Zi ose Shqipërisë dhe Kosovës, më pas Serbisë dhe në fund Hungarisë. Ky “korridor ballkanik”,...