Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Kam shtëpinë ngjitur me atë të Andi Malokut”/ Atentati ndaj Arjan Ndojt, vëllai i “Rrumit”: Na erdhi si bombë, jemi takuar pas ngjarjes me ish-prokurorin
Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos ose siç njihet ndryshe Rrumi, ka rrëfyer në gjykatë versionin e tij rreth atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, ku mbeti i vdekur shoferi Andi Maloku. Vullnet Muça, i arrestuar për tjetërsim pronash, ka deklaruar, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, se shtëpitë e tyre janë ngjitur me atë të Andi Malokut, teksa sa i përket ish-prokurorit, ai ka treguar rreth njohjes që ka pasur me të. Vullnet Muça: Në Sukth kam jetuar gjatë 2019, Palurentin e kam dëgjuar si emër, nuk kam pas muhabet, ata të pandehurit e tjerë nuk i njoh. Aleksandër Lahon e kam vëlla, e kam marrë vesh nga televizori në që i kishin bërë atentat. Më pas kam mësuar se ishte në makinë me...