Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
Rama prezenton Qendrën e Pritjes së Vizitorëve në Butrint: E ka ideuar mjeshtri i madh japonez Kengo Kuma
Rama prezanton projektin e qendrës së vizitorëve në Butrint: “Nga problem, në shembull rrezatues” Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje nga projekti i ri për qendrën e vizitorëve në Parkun Kombëtar të Butrintit, një ndërtesë moderne e konceptuar nga arkitekti i njohur japonez, Kengo Kuma. Projekti po realizohet në bashkëpunim me Fondin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF). Sipas Ramës, kjo ndërhyrje përfaqëson një transformim rrënjësor në mënyrën e menaxhimit të Butrintit, duke e kaluar atë nga një situatë problematike në një model shembullor për institucionet e kulturës në Shqipëri. “Një projekt i shkëlqyer për qendrën e vizitorëve të Butrintit, nga mjeshtri i madh japonez Kengo Kuma, që po e transformon menaxhimin e Parkut Arkeologjik nga një problem në një shembull rrezatues...