Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vrasja e biznesmenit italian, zbulohet dëshmia e autorit: Më qëlluan të parët, isha i dehur!
Mediat kanë siguruar dëshminë e autorit të vrasjes së biznesmenit Italian Edoardo Sarcchi në Salari të Tepelenës. 48-vjeçari Kamber Sulçe ka deklaruar para hetuesve se ka qenë i vetëm në automjetin e tij dhe se është konfliktuar për dritat e gjata të makinës me Gazment Braçin dhe personat që e shoqëronin. Sipas dëshmisë së Kamber Sulçes, ata e kanë ofenduar, dhunuar dhe e kanë qëlluar të parët me armë, ndërsa ai është larguar me automjet, ka marrë armën dhe më pas është kthyer dhe ka qëlluar në drejtim të tyre. Sulçe ka pohuar se në momentin e ngjarjes ka qenë në gjendje të dehur. Një dëshmitar tjetër, që atë natë kishte konsumuar alkool bashkë me të, ka deklaruar në polici se 48-vjeçari, kur pinte, humbiste...