Drejtorët milionerë të Veliajt marrin në dorë fushatën e Manastirliut

Drejtorët milionerë të Veliajt marrin në dorë fushatën e Manastirliut

Drejtorët milionerë të Veliajt marrin në dorë fushatën e Manastirliut Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, ka nisur fushatën elektorale për zgjedhjet lokale duke u shfaqur në publik jo vetëm me figura të njohura partiake, por edhe me persona që lidhen ngushtë me strukturat e pushtetit lokal dhe interesave ekonomike. Një nga emrat më të diskutuar që u vu në fokus është Arli Naska, i cili, siç shfaqet në disa pamje publike të shpërndara nga vetë Manastirliu, qëndron në krye të organizimit të fushatës së saj. Por kush është Arli Naska? Emri i tij është i njohur në media si një ndër drejtuesit e bashkisë me pasuri të konsiderueshme dhe investime në pasuri të paluajtshme. Një investigim i publikuar nga mediat...