Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Aksident në Kukës, automjeti i policisë përplaset me një makinë të parkuar
Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Kukësit, ku është përfshirë një automjet i policisë rrugore. Ngjarja ka ndodhur kur një mjet tip Ford , në pronësi të policisë, është përplasur nga pas me një automjet të parkuar anës rrugës, tip Land Rover, raporton korrespondenti i Top Channel Bekim Lekica. Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në pjesën ballore të mjetit të policisë, si dhe hapjen e airbagëve. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Top Channel