Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
300 produkte të skaduara me vlerë rreth 100 mijë euro, arrestohet administratori i klinikës ‘Dental Turk’
Personi që shihni në foto është turku me Adnan Yizdizoglu 59 vjeç, administrator i klinikës dentare ‘Dental Turk’. Yizdizoglu është arrestuar ditën e sotme pas konstatimit të produkteve të skaduara në klinikë, që përdoreshin për t’i ofruar shërbim klientit. Gjithashtu klinika nuk dispononte fatura fiskale pë produktet. Nga operacioni janë sekuestruar 300 shishe me produkte (shumica, të skaduara), pa fatura zhdoganimi, me vlerë rreth 100 000 euro, si dhe mandate të pafiskalizuara. Vijojnë hetimet për të përcaktuar dëmin ekonomik që i është caktuar shtetit, si pasojë e shmangies së detyrimeve tatimore nga ky subjekt. Policia njoftoi se “si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në një subjekt (klinikë stomatologjike) në zonën “Don Bosko”, kryheshin krime ekonomike dhe krime kundër...