Rama publikon videon, ja si do të transformohet parku i Butrintit nga “dora e japonezëve”

Rama publikon videon, ja si do të transformohet parku i Butrintit nga “dora e japonezëve”

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një video ku prezantohet projekti i arkitektit japonez Kengo Kuma për transformimin e Parkut Kombëtar të Butrintit. “Një projekt i shkëlqyer për qendrën e vizitorëve të Butrintit, nga mjeshtri i madh japonez Kengo Kuma, nën kujdesin e Fondit Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit që po e transformon menaxhimin e Parkut Arkeologjik nga një problem në një shembull rrezatues për të gjitha institucionet e kulturës, si edhe po vë në jetë hap pas hapi një plan strategjik promovimi global të këtij xhevahiri të Trashëgimisë sonë Kulturore”, shkruan Rama. Kreu i ekzekutivit thotë se qasja unike arkitekturore e studios japoneze do të jetë një vlerë e shtuar për Butrintin, duke shprehur bindjen se do të shëndërrohet në një qendrat më të mira për...