Protesta në mbështetje për ish-krerët e UÇK-së dhe Maratona e Tiranës/ Tri aktivitete publike në fundjavë, policia njofton kufizime në qarkullim

Protesta në mbështetje për ish-krerët e UÇK-së dhe Maratona e Tiranës/ Tri aktivitete publike në fundjavë, policia njofton kufizime në qarkullim

Policia e Tiranës ka hartuar plane të posaçme veprimi për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe për lehtësimin e qarkullimit gjatë tri aktiviteteve me pjesëmarrje të lartë që zhvillohen në kryeqytet nga sot deri të dielën. Tubimi në sheshin “Skënderbej”, Maratona Fan Run dhe Maratona e Tiranës do të sjellin kufizime të përkohshme të trafikut në disa akse kryesore të qytetit, përfshirë edhe pezullimin e transportit urban në disa segmente. Njoftimi i policisë: Plane të posaçme veprimi janë hartuar dhe kanë nisur zbatimin, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tri aktiviteteve me pjesëmarrje të lartë, që do të zhvillohen në kryeqytet gjatë ditës së sotme dhe gjatë fundjavës. Planet synojnë gjithashtu të lehtësojnë trafikun, të orientojnë qytetarët dhe të garantojnë sigurinë publike. Në këtë...