Kostumet popullore të Gjirokastrës/ Në funksion të turizmit, veshjet e zonës bëhen pjesë e Muzeut Etnografik

Kostumet popullore të Gjirokastrës/ Në funksion të turizmit, veshjet e zonës bëhen pjesë e Muzeut Etnografik

Me synim rritjen e standardeve të muzeumeve të Gjirokastrës në shërbim të vizitorëve dhe turistëve punohet për pasurimin e fondit të tyre me relike të ndryshme. Së fundi pjesë e Muzeut Etnografik janë bërë veshje popullore të krahinës së Gjirokastrës, të cilat risjellin dhe rijetësojnë vlerat e traditës sonë kombëtare. Kostumet karakteristike janë punuar plot mjeshtëri, elegancë dhe finesë nga artizanët lokalë duke qenë tërheqëse për vizitorët. “Të gjitha këto kostumet që janë të paraqitura janë me të gjitha pjesët përbërëse  që përmban një kostum i të gjithë zonës me certifikim për secilin nga kostumet dhe me një historik dhe një datë ku janë  gdhendur dhe në cilat treva etnografike kanë qenë veshur dhe mbajtur këto kostume  të shkruara dhe të përkthyera edhe në anglisht ...